Driton Hajdari | Foto: KALLXO.com

"Bllaca 2": Vdes personi i dënuar për tentim vrasjen ndaj Adem Salihajt

Driton Hajdari i dënuar në rastin “Bllaca 2” ka vdekur mbrëmjen e kaluar nga një sëmundje të cilën iushte duke e vuajtur tash e një kohë.

Kështu kanë njoftuar edhe familjarët e Hajdarit përmes disa postimeve në rrjete sociale.

“Njoftojmë miqtë, shokët, far dhe fis se pas një sëmundje, sot ndërroj jetë vëllai ynë Driton Shaqir Hajdari (Arapi). Varrimi I të nderit do të bëhet me datë 14.11.2021 në varrezat e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e familjarit të Hajdarit.

KALLXO.com pati raportuar se Driton Hajdari ka qenë duke vuajtur një sëmundje tash e sa vite. Në raportin e tij mjekësor, grupi i ekspertëve mjeko-ligjorë kishte konstatuar se Hajdari vuante nga skleroza amitrofike leterale.

Driton Hajdari ka qenë i dënuar me 7 vite burgim në rastin “Bllaca 2”.

Hajdari së bashku me Shpresim Ukën, dhe Shaban Syla, ishin shpallur fajtorë në vitin 2012 pasi akuzoheshin që së bashku me Nazim Bllacën më 12 qershor 2000 kishin tentuar të vrisnin Adem Salihajn. Vepra ishte kualifikuar si vrasje e rëndë në tentativë.

KALLXO.com pati raportuar në vazhdimësi në lidhje me procesin gjyqësor ndaj rastit “Bllaca” si dhe për sëmundjen që kishte mësuar sa ishte brenda burgut Driton Hajdari.

 

Driton Hajdarit i Refuzohet Kërkesa për Trajtim Mjekësor Jashtë Shtetit