Blinken autorizon 350 milionë dollarë ndihmë shtesë ushtarake të SHBA-së për Ukrainën

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se ai ka autorizuar 350 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake amerikane për Ukrainën.

“Sot, ndërkohë që Ukraina lufton me guxim dhe krenari kundër sulmit brutal dhe të paprovokuar të Rusisë, unë kam autorizuar, në përputhje me një delegimi nga Presidenti, një tërheqje të tretë të paprecedentë presidenciale deri në 350 milionë dollarë për mbështetje të menjëhershme për mbrojtjen e Ukrainës”, tha Blinken në një deklaratë me shkrim.

“Kjo paketë do të përfshijë ndihmë të mëtejshme mbrojtëse vdekjeprurëse për ta ndihmuar Ukrainën ti trajtojë kërcënimet e blinduara, ajrore dhe të tjera me të cilat po përballet tani. Është një tjetër sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin e Ukrainës ndërkohë që ata po e mbrojnë kombin e tyre sovran, të guximshëm dhe krenar”, shtoi ai.

Siç ka raportuar CNN, Presidenti Joe Biden e udhëzoi Blinken të alokojë deri në 350 milionë dollarë në mbështetje të menjëhershme për mbrojtjen e Ukrainës, sipas një memoje të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të premten.

Ky është tërheqja e tretë e parave. Tërheqjet e mëparshme kanë në shumën e 60 milionë dhe 250 milionë dollarëve, duke e vendosur totalin gjatë vitit të kaluar në më shumë se një miliardë dollarë, sipas një zyrtari të administratës.

Sot, është dita e tretë e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse./CNN