Stacioni i Autobusëve || Ilustrim: Trembelat

Bizneseve iu lejohet të kontraktojnë bartjen e punëtorëve me autobus

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka nxjerr vendim që iu lejon bizneseve të transportit të kontraktojnë bartjen e punëtorëve me autobus.

Ky vendim vjen pas kërkesës së bizneseve që punëtorëve të tyre t’iu mundësohet shkuarja në punë.

“Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe ministrja Rozeta Hajdari janë duke u kujdesur që biznesi të funksionojë dhe po ashtu jemi në kontakt të vazhdueshëm me prodhuesit, odat ekonomike dhe importuesit që t’i zgjidhim të gjitha çështjet që adresohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas vendimit, autobusët që përdoren për bartjen e udhëtarëve duhet të dezinfektohen dhe ajrosen vazhdimisht.

Po ashtu në vendim thuhet se punëtorët duhet të pajisen me mjete mbrojtëse dhe duhet të mbajnë distancë larg njëri tjetrit së paku 1 metër.

Vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit mund ta gjeni më poshtë.