Bisedimet Ukrainë-Rusi do të zhvillohen të hënën, thotë zyrtari ukrainas

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin, thotë se bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes sipas orës lokale.

Zyra e presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, i ka telefonuar presidentit ukrainas të dielën.

“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorus, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.

“Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin e Bjellorusisë do të qëndrojnë në tokë gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, vazhdoi zyra./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala