“Birra Peja” tërhiqet nga Festivali i Birrës në Korçë

“Birra Peja” nuk do jetë pjesë e Festivalit të Birrës në Korçë. Zyrtarët e kësaj kompanie, kanë njoftuar përmes një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, se është tërhequr nga Festivali i Birrës së Korçës.

Në njoftimin e ‘Birra Peja’ bërë në Facebook shkruan se në momentin që kanë kuptuar se Festivali i Birrës në Korçë ka ftuar këngëtarin Goran Bregoviç të performojë, ‘Birra Peja’ është tërhequr nga pjesëmarrja dhe mbështetja e këtij festivali.

“Në besojmë që Festivali i Birrës duhet të sjellë kënaqësi duke krijuar një atmosferë miqësore mes të gjithëve, andaj edhe jemi të hapur për të mbështetur iniciativa tjera argëtuese për të zëvendësuar këtë festival”, thuhet në postimin e ‘Birra Peja’ në Facebook.