Bie një pllakë e tavanit në gjimnazin 'Sami Frashëri', drejtoresha thotë se nuk ishin nxënësit në klasë

Një pllakë nga tavani i një klase në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet ka rënë në tokë, afër një banke të mësimit gjatë ditës së sotme.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga kjo klasë.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së gjimnazit, Mimoza Gjaka – Bllacaku ka thënë për KALLXO.com se nuk ka pasur nxënës në klasë, në ato momente.

Sipas saj, prishja ka ndodhur pasi se reshjet e shiu kanë depërtuar brenda.

“Nxënësit kanë qenë në kabinet. Mandej janë kthye, është mbajtë mësimi normal, menjëherë e kemi thirrë mjeshtrin, nuk ka rrezik. Janë tu intervenu. Është prishë pllaka e armastrongut për shkak që ka depërtu uji nga reshjet e shiut” – tha ajo.

Këto janë fotografitë nga vendi i ngjarjes: