Bie importi i fishekzjarreve gjatë këtij viti

Sikurse gjatë viteve tjera në muajin dhjetor fillon blerja dhe shitja më e madhe e mjeteve piroteknike në Kosovë.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës për KALLXO.com këtë vit ka rënie të dukshme në importin e mjeteve piroteknike.

Që nga  muaji janar deri më 8 dhjetor 2020 janë importuar mbi 14 mijë kilogramë mjete piroteknike.

 

Vlera e këtyre mjeteve është rreth 13 mijë euro, kurse taksa doganore për to është paguar mbi 37 mijë euro.

Këto të dhëna krahasuar me ato të vitit 2019 kanë dallim të dukshëm, ku në vitin paraprak u importuan mbi 68 mijë kilogramë mjete piroteknike me vlerë prej 75 mijë euro dhe taksë doganore mbi 183 mijë euro.

 

Kurse në vitin 2018 janë importuar rreth 100 mijë kilogramë fishekzjarre me vlerë rreth 300 mijë euro.

Importi i mjeteve pirotenike pritet të shënojë rritje ditëve në vijim pasi një pjesë e madhe kalojnë doganën pak ditë para festave.