Foto: KALLXO.com

Bastisja e Policisë në Pejë, arrestohen dy të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

Policia në rajonin e Pejës ka arrestuar mbrëmë pas mesnate dy persona të dyshuar për organizim të skemave piramdale dhe bixhozi të paligjshëm.

Sipas njoftimit, policia ka filluar pas mesnatës bastisje në dy lokacione të dyshuara.

Gjatë bastisjes policia ka njoftuar se ka gjetur 1 mijë e 224 qipa të cilët nevojiten për lojën e bixhozit, shtatë palë letra, 35 copë bankënota nga 5 euro, një fletore, një listë të borxhit, dhe një sasi të narkotikëve që dyshohet të jetë kokainë.

Policia tutje ka njoftuar se të dyshuarin në këtë rast janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.