Ilustrim

Babai raporton të zhdukur dy fëmijë të tij në Fushë-Kosovë

Një burrë në Fushë Kosovë ka raportuar në Policinë e Kosovës për zhdukjen e dy fëmijëve të tij.

Sipas raportit policor, babai thotë se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga njësitet policore.