Autobusi i prodhuar 41 vite më parë qarkullon ende rrugëve të Kosovës

Në rrugët e Kosovës qarkullojnë 2,009 autobusë.

Njëri nga ta është i vjetër 41 vjet.

Dy autobusë të tjerë janë të prodhuar para 40 viteve, në vitin 1981, ndërsa dy të tjerë në vitin 1983.

Të dhënat nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se më së shumti autobusë që shërbejnë për transportin e udhëtarëve brenda vendit janë të vjetër 22 vjet, përkatësisht të prodhuar në vitin 1999. Në rrugët e Kosovës qarkullojnë 167 autobusë 22-vjeçarë. Ndërsa, 166 të tjerë janë të prodhuar në vitin 2000.

Tre autobusë që qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës janë të prodhuar në vitin 2020, pra para një viti. Katër të tjerë para pesë viteve, 2018, ndërsa të prodhuar në vitin 2017 e që qarkullojnë nëpër rrugë janë 29 të tillë.

Kosovarët kanë blerë më së shumti autobusë nga marka e njohur “Evobus”. Të tillë, sipas të dhënave të MPB-së në vend janë 432.

Ndërsa, autobus të markës tjetër të njohur “Mercedes-Benz” në Kosovë llogariten të jenë 295.

166 autobusë të tjerë që qarkullojnë në rrugët e Kosovës janë të markës “Kassbohrer”.