COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Asnjë i vdekur me COVID-19, por rastet pozitive vazhdojnë të rriten

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 8,460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Derisa, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,693,666 doza të vaksinës, prej tyre 790,175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 1,780.

Rezultatet për COVID-19 10.01.2022
Burimi: MSh