Arrijnë në Shqipëri edhe 50,000 doza të vaksinës kundër coronavirusit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se sot kanë arritur edhe 50,000 vaksina anti COVID-19.

Sipas Ramës, numri i vaksinave që kanë arritur në Shqipëri është mbi 1 milion.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, ka shkruar Rama.