Foto: Atdhe Mulla

Arrestohet taksisti në Prishtinë, dyshohet se sulmoi seksualisht klienten

Një burrë, vozitës i një taksi në Prishtinë është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se gjatë kohës sa ka qenë në veturën taksi, vozitësi i veturës e ka ngacmuar atë me fjalë të ndryshme.

Përpos kësaj, sipas viktimës, i dyshuari gjithashtu e ka prekur atë në pjesë të trupit, saktësisht në këmbë.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, dje rreth orës 19:30.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar. I njëjti me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.