Ilustrim

Arrestohet shtetasi i huaj, vidhte veshmbathje në Prishtinë

Policia njofton se është arrestuar një shtetas i huaj pasi ka vjedhur në një lokal në Prishtinë.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për veshmbathje pasi i dyshuari i ka vjedhur në lokalin e një qendre tregtare në kryeqytet.

Me vendim të prokurorit, siç njofton Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.