ILUSTRIM: Kosovo Police/ Facebook

Arrestohet personi që kanosi me armë një person në komunikacion

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prishtinë i cili ditë më parë pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka kanosur me armë zjarri një person tjetër.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë nuk është gjetur arma”- thuhet në raportin e policisë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.