Arrestohet personi që iu gjetën në automjet 16 emigrantë nga Siria e Iraku

Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një automjeti në Drenas – Prishtinë, ka hasur 16 persona shtetas të huaj të Sirisë dhe Irakut.

“Emigrantët janë dërguar në zyrën për migrim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e policisë.