Ilustrim

Arrestohet pasi i gjenden afro 2 kg marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në trup dhe veturë i janë gjetur katërmbëdhjetë (14) qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas Policisë, qeset kanë pasur peshën 33.4 gram.

Më pas, Policia ka bastisur shtëpinë e tij dhe gjatë aksionit janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1827 gram (1kg e 827 gr), një peshore digjitale, para të gatshme në bankënota të ndryshme në vlerë prej dymijë e njëqind e pesëdhjetë (2150) € dhe një telefon celular.

Të dyshuari me aktvendim të prokurorit kujdestar  i është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismajl Dumoshi” në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 20:00.