Foto: Ilustrim

Arrestohet një person për dhunë në familje në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë që dyshohet se ka probleme psikike dhe se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Sipas raportit policor, i dyshuari rreth një javë më parë kishte ushtruar dhunë fizike, duke goditur një grua dhe kishte dëmtuara orenditë shtëpiake.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.