Arrestohet një person në Prishtinë, kishte mbjellë kanabis në gota të plastikës

37 bimë të dyshuara të llojit kanabis Sativa me gjatësi 1 deri 4 centimetra të cilat ishin kultivuar në gota të plastikës janë sekuestruar në banesën e një qytetari në Prishtinë.

Përveç kësaj, në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 1,68 gram substanca të dyshuara të llojit mariuhanë.

Në raportin e policisë tutje thuhet se pas intervistimit nga ana e policisë së Kosovës i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 9 të mëngjesit.