Ilustrim

Arrestohet një person në Mitrovicë për organizim të lojërave të fatit

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, pasi që në lokalin e tij është hasur duke zhvilluar lojëra të fatit.

Në vendin e ngjarjes, sipas Policisë, janë sekuestruar pajisje të lojërave të fatit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në Mitrovicë.