Arrestohet një person, i konfiskohet një armë me gaz e një karikator me 40 fishekë

Është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë nga një veturë, e cila ishte në lëvizje.

Policia e Kosovës i është vënë pas veturës, të cilën kishte arritur ta ndaloj dhe gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur një armë me gaz dhe një karikator me 40 fishekë, të cilat i ka konfiskuar.

Rasti ka ndodhur në Pejë në orët e hershmë të ditës së sotme.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, po ashtu se rasti është iniciuar dhe proceduar konform ligjit.