Foto: Ilustrim

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje.

Sipas njoftimit, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, hetuesit policorë të stacionit Qendra, të cilët ishin me rroba civile janë të përfshirë në planin operativ për parandalimin dhe zbulimin e vjedhjeve, në kuadër të të cilit kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

“Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës. Ndaj personit të dyshuar A.H., 38 vjeçar, në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me tetë raste të vjedhjeve ku dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftim.