Foto: Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar, kanosi policët

Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:30, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

“Arrestimi i  të dyshuarit është bërë sot  rreth orës 14:30, në rrugën Mbretëresha Teutë në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët  policorë po trajtonin një kundërvajtje në trafik, me ç’rast i dyshuari- ngasësi i  veturës duke i penguar dhe mos përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, i njëjti ka  kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, ka njoftuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, ndaj të dyshuarit të arrestuar A. H.,31-vjeçar, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale – kanosje.