Arrestohet një grua për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua gjatë të martës në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka keqtrajtuar apo braktisur fëmijën.

Në raport të Policisë së Kosovës është thënë se një ankues ka njoftuar policinë se e dyshuara ka keqtrajtuar viktimën.

Tutje është thënë se e dyshuara është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.