Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Arrestohet një grua në Prishtinë, sulmoi dy zyrtarë policorë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një grua në Prishtinë nën dyshimin se ka penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilat ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Sipas Policisë, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.