Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Arrestohet në Klinë një i dyshuar për drogë

Një person është arrestuar në fshatin Gllarevë të Klinës.

Sipas komunikatës së Policisë, i arrestuari dyshohet për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor nё Klinë, me qëllim të realizimit të urdhëresë se Gjykatës Themelore Pejë, për arrestimin e personit që ishte në kërkim me Urdhër Arrest, pas një pune operativo-hetimore, ka arritë që të siguroj informacione mbi vendndodhjen e personit të kërkuar dhe me datë 28.04.2021, i njëjti është arrestuar në fshatin Gllarevë-Klinë”, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit i njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë në vuajtje të dënimit prej dhjetë muajsh.