Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për mashtrim të një gruaje me 3,500 euro për një pronë

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për një rast të mashtrimit.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:40, në Prishtinë, nën dyshimin se ka mashtruar një grua.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari dyshohet se ka mashtruar viktimën për një pronë duke i marr një shumë të parave prej 3 mijë e 500 euro.

Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje.