Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë në një dasmë, i konfiskohet një kallashnikov

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Milloshevë të Obiliqit, pasi që i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri në një dasmë.

Sipas Policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë me gaz dhe 91 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në proedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00.