Ilustrim

Arrestohet i dyshuari pasi pengoi zyrtarin policor në punën e tij

Një zyrtar policor është penguar që të kryej punën e tij në orët e para të ditës së djeshme në Prishtinë, nga një i dyshuar i dehur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet.

Tutje është thënë se personi i dyshuar është arrestuar dhe iu është bërë edhe alkool testi, ku ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Policia ka thënë se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.