Foto: Ilustrim

Arrestohen tre të mitur, njëri nga ta theri me thikë një të mitur tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjakovë ka arrestuar tre të mitur pasi dyshohet se njëri nga ta ka therrur me thikë një të mitur tjetër.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se tek tre të dyshuarit tjerë janë konfiskuar tri thika.

Tutje është thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:25 dhe se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.