Pika e përbashkët e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë në Morinë të Kukësit. Foto: Bashkim Shala

Arrestohen pesë taksistë që planifikonin bartjen e 20 migrantëve nga Siria

Pesë persona të dyshuar janë arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme për kontrabandë me migrantë.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit të cilët kanë qenë taksistë, janë arrestuar pas që të njëjtit kanë qenë të rezervuar për bartjen e rreth 20 migrantëve nga Siria.

Të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00, në  Vërmicë,

Bartja ishte paraparë që të bëhej nga Siria përmes Shqipërisë në Kosovë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit për këtë rast janë dërguar në mbajtje.