Arrestohen pasi prenë 15 metra kabllo bakri

Një vjedhje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 20:30, janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme kanë prerë rreth 15 metra kabllo të bakrit me qëllim të përfitimit.

Të dyshuarit sipas policisë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.