Ilustrim

Arrestohen një kosovar dhe një sirian, u kapën me substanca narkotike

Një shtetas i Kosovës dhe një sirian janë arrestuar nga policia në Ferizaj pasi janë zënë me substanca narkotike.

Rasti ka ndodhur më 28.06.2024, në ora 11:40.

“Gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substanca, dyshohet të jenë narkotikë të llojit marihuanë”, thuhet në raportin e Policisë.

“Në konsultim me organet e drejtësisë është kontrolluar banesa e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit janë gjetur e konfiskuar (në tri paketime) gjithsejtë 5.57 gramë substancë e dyshuar narkotike marihuanë, një mulli për bluarje të marihuanës, një kuti plastike me qese të zbrazëta dhe dy telefona celular”, thuhet më tej në raport.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.