Ilustrim

Arrestohen në Viti dy të dyshuar pasi hapën qendrat sportive

Dy persona janë arrestuar nga policia në në Viti pasi që të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes dhe mbyllje të bizneseve të tyre.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari i parë është arrestuar mbrëmë nga policia në Fshatin e Ri në Vitipasi që i njëjti kisht hapur qendrën sportive, ndërsa i dyshuari i dytë është arrestuar në fshatin Sadovinë e Qerkezëve, i cili poashtu kishte hapur qendrwn e tij spotive.

Policia gjatë kontrollit nëkëto dy qendra kishte takuar duke luajtur futboll disa persona, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë.

Të dyshuarit për këto raste pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.