Ilustrim

Arrestohen në Istog dy persona për prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar për marrje me prostitucion.

Sipas njoftimit, të dyshuarit, një burrë dhe një grua, janë arrestuar në fshatin Dobrushë të Istogut dje rreth orës 14:00.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimet për marrje me prostitucion, ndërsa në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore për kundërvajtje, rasti shkon në procedurë të rregullt gjyqësore.