Foto: Ilustrim

Arrestohen katër persona, u rrahën në mes vete

Raportohet se janë arrestuar katër persona pasi që të njëjtin pas një mosmarrëveshje ndërmjet vete janë rrahur dhe kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’ Vojvoda Putnika’’ në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit, të lënduarit kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor.

Rasti vazhdon të hetohet nga ana e organeve kompetente.