Foto: Ilustrim

Arrestohen katër persona në Prizren për fajde

Katër persona janë arrestuar dje rreth në orët e pasdites fshatin Reqan të komunës së Prizrenit, nën dyshimin për fajde.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarve, janë konfiskuar disa vetura, një pistoletë, disa telefona celular dhe një lap-top.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.