Arrestohen dy persona në Pejë, u kapën me armë

Policia e Kosovës, patrulla e njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH) në Pejë ka ndaluar një veturë në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, dy karikator dhe 20 fishekë.

Policia ka arrestuar dy të dyshuarit, vozitësin dhe pasagjerin, K .L. i lindur me 1988, dhe M. G. i lindur me 1988.

Sipas komunikatës së Policisë tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy armë: një pistoletë e tipit “zastava M-57, një karikator i së njëjtës armë, gjashtë copë fishekë të cal: 7.62mm, një pistoletë e tipit “sarsilmaz” P8, një karikator i së njëjtës armë, 14 fishek të kalibrit 9×19 mm.

Të dyshuarit me vendim të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.