Ilustrim

Policia e Mitrovicës konfiskon armë në tri qytete të ndryshme

Tri armë në tri qytete të ndryshme janë konfiskuar vetëm në 24 orët e fundit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë.

Arma e parë është konfiskuar në Mitrovicë, e cila sipas Policisë është gjetur gjatë bastisjes së një shtëpie në fshatin Koshtovë.

Policia ka njoftuar se arma e dytë është konfiskuar në Skenderaj, ku pas informacionit të pranuar për të shtëna me armë zjarri, Policia ka identifikuar lokacionin dhe nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën dyshohet se kishte shtënë në një aheng familjar.

Ndërsa, arma e tretë është konfiskuar në Vushtrri.

Pas kontrollit të detajuar te një person tanimë i dyshuar është gjetur një armë e llojit pistoletë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ndaj tre të dyshuarve  janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorim i armës’.