Ilustrim

I moshuari në spital njofton policinë për armatimin në shtëpi

Në fshatin Petrovë të Prizrenit, ankuesi ka njoftuar se i dyshuari, gjyshi i tij që po trajtohej në spital, i ka kërkuar ta njoftoj policinë pasi në shtëpinë e tij ka armatim.

Në raportin e policisë thuhet se njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me dy karikatorë me 28 fishekë dhe pesë granata dore.

Tutje, sipas policisë është njoftuar njësiti EOD-së, të cilët kanë tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes.