Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë nën dyshimin për fajde

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, pasi dyshohen se janë marrë me fajde.

Sipas Policisë, nga të dyshuarit janë sekuestruar 4 mijë euro, tri revole, një armë e gjatë, katër karikatorë, 150 fishekë, një automjet, tre telefona mobil si dhe shënime që dyshohet se lidhen me fajde.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.