Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Shqipëri: Arresohet doganieri për lejimin e kalimit të mallrave të kontrabanduara

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një flagrancë, dy persona të dyshuar, njëri prej tyre doganier, i cili dyshohet se lejoi kalimin e mallrave të të kontrabanduara.

Përveç dy personave të arrestuar, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se në procedurë janë edhe dy të dyshuar të tjerë të cilët dyshohen për tregtim të mallrave pa pullë fiskale.

Policia ka bërë të ditur se në cilësi të provave materiale ka sekuestruar mallra të dyshuara të kontrabanduara.

Tutje policia ka njoftuar se të dyshuarit A.T., 47 vjeçar dhe zyrtari doganor F.D., 60 vjecar janë arrestuar në Pogradec,

Rasti sipas Policisë së Shtetit ka kaluar në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.