Armend Zemaj - Arben Vitisë: Më shumë jeni marrë më punë periferike se me pandeminë

Armend Zemaj, ish-ministri i Shëndetësisë tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka debatuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19, gjatë mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Zemaj tha se ministri nuk po merret me menaxhimin e pandemisë, por me punë të tjera.

“Më shumë jeni marrë me punë periferike se me menaxhim të situatës me pandeminë. Ti nuk ke një kërkim falje për gjithë ata që kanë vdekur gjatë 45 ditëve të gushtit. Ju nuk ndiheni përgjegjës për keqmenaxhim të situatës”, tha Zemaj.

Pas kësaj reagoi ministri Vitia.

“Sinqerisht nuk e kam prit këtë nga ju, këto kritika. Sepse edhe ju keni qenë në karrigen e njëjtë dhe është një karrige goxha e nxehtë zoti Zemaj, që ju e dini shumë mirë”, iu kundërpërgjigj Vitia.