Arben Vitia flet për planet për izolim pas 13 prillit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se për masat që do të dalin pas datës 13 prill dhe karantinimin e komunave do të dakordohen më komunat përkatëse.

Për këto vendime Vitia ka thënë se tashmë është krijuar një grup punues që do të merret me këto vendime, të cilat sipas tij do të fillojnë që nga pasnesër të hyjnë në fuqi.

“Ne jemi takuar me Vjosa Osmanin dhe me disa ministra së bashku me ministrin Kurti ne kemi krijuar një grup I cili do të merret me hapat e mëtutjeshëm pas datës 13 prill. Ne jemi dakorduar me Osmanin se Ligji për Sëmundje Ngjitëse duhet të plotësohet dhe ndryshohet. Ne do të dakordohemi së bashku me komunat dhe do të vendosim në dakordim me to, për karantinimin e tyre sepse secila komunë i ka specifikat e tyre”, ka thënë Vitia.

Masat kufizuese të lirisë së lëvizjes së qytetarëve do të mbesin në fuqi deri më 13 prill 2020.

Kështu e ka paraparë Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin me të cilin i shpalli të pavlefshme kufizimet e vendosura nga Qeveria.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se vendimi me të cilin i shpalli të pavlefshme masat e Qeverisë do të hyjë në fuqi më 13 prill 2020.

Gjykata Kushtetuese: Masat kufizuese të Qeverisë mbesin në fuqi deri më 13 prill