Gjykata Supreme e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Anulohet vendimi për përsëritje të zgjedhjeve në Han të Elezit

Gjykata Supreme e Kosovës e ka kthyer në rivendosje vendimin e PZAP-së i cili katër ditë më parë i kishte anuluar zgjedhjet në Han të Elezit.

Supremja ka kërkuar nga PZAP-ja që të vendosë edhe një herë në lidhje më këto ankesa.

Sipas kësaj gjykate ankesa e kandidatit të PDK-së është e bazuar dhe për këto arsye ka kërkuar që të vendoset edhe një herë.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte anuluar të gjitha votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.

Këtë vendim PZAP e kishte marrë pas ankesës së kryetarit aktual, kandidatit të pavarur Rufki Suma.

Në arsyetimin e PZAP-së thuhet se zgjedhjet janë anuluar “për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP.