Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Anulohet konkursi për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) e ka anuluar konkursin për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Përmes një njoftimi, MKRS ka bërë të ditur se ka anuluar konkursin e shpallur me datë 26.11.2020, për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Bazuar ne vendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Nëpunësit e Shërbimit Publik, Nr. 01/2021 të datës 11.05.2021, me Nr. Protokolli 1464/2021, të datës 11.05.2021, Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit, bënë njoftimin për anulimin e konkursit te shpallur me date 26.11.2020, për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Konkursi për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të TKK-së ishte hapur në nëntor të 2020. Ndërsa ishte mbyllur në mars të këtij viti, me zgjedhjen e Naser Shatrollit, Drejtor i Përgjitshmë i TKK-së.

Procedurat për zgjedhën e Drejtorit të Përgjithshëm nga konkursi i anuluar, ishin zhvilluar nga Këshilli Drejtues i kaluar i TKK-së që u shkarkua të premten e kaluar nga ministri Hajrulla Çeku.