Anulohet festivali "Beerfest Kosova" (FOTO)

“Beerfest Kosova” ka njoftuar se ka anuluar mbajtjen e edicionit të 10-të të këtij festivali.

Sipas “Beerfest Kosova” anulimi është bërë me urdhër të Policisë së Kosovës.

“Kjo vjen pas një vendimi të Policisë së Kosovës, që thotë se mbajtja e këtij festivali paraqet rrezik për qytetarët. Ne si organizatorë nuk jemi dakord me këtë vendim dhe mendojmë që, ‘Berfest Kosova’ në esencë nuk dallon nga aktivitete dhe festivalet që po mbahen këto ditë në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e “Beerfest Kosova” në Facebook.

Në njoftim thuhet se organizatorët kanë marrë të gjitha masat e parapara që festivali të mbahet në përputhje me masa e marra nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Organizatorët shpresojnë në tejkalimin e situatës aktuale dhe krijimin e kushteve për mbajtjen e këtij eventi.

Edicioni i 10-të i “Beerfest Kosova” ishte paraparë të mbahet nga me 13 deri më 15 gush 2021 në Pllato e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.