Kuvendi i Kosovës - Foto: REL

Anulohen mbledhjet e Komisionit për siguri e mbrojtje dhe atij për komunitete

Dy Komisionet parlamentare, ai për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i kanë anuluar mbledhjet të cilat i kishin planifikuar t’i mbanin sot.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zyrtari për Media i Kuvendit të Kosovës, Musli Krasniqi.

“Jo, nuk do të mbahet asnjëri komision, dy kanë qenë të paraparë sot por asnjëri s’ do të mbahet. Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes para 20 minutave ka lajmëruar për anulimin e komisionit”, tha Krasniqi.

Ai tha se në lajmërimet e Komisioneve nuk kanë treguar ndonjë arsyetim të anulimit.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së djeshme se përveç deputetit të LDK-së, Arben Gashi, edhe Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi është infektuar me COVID-19.

Edhe Kuvendi i Kosovës ka njoftuar mbrëmë se mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot në ora 11:00, është shtyrë për një ditë tjetër. E njëjta nuk ka njoftuar për arsyen e shtyrjes së mbledhjes.

Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, sekretari i Kuvendit i infektuar me COVID-19