
Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, sekretari i Kuvendit i infektuar me COVID-19
28.6.2020 - 23:09
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se mbledhja e Kryesisë, e paraparë për nesër në ora 11:00, është shtyrë për një ditë tjetër.
Drejtoria për Media njofton se opinioni do të informohet me kohë për ditën e mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë.
E njëjta nuk ka njoftuar arsyen e shtyrjes, por sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka njoftuar për media se ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.