Angli – Serbi kryendeshja e ditës së sotme në “Euro 2024”

Anglia e Gareth Southgate sonte nis rrugëtimin në “Euro 2024” kundër Serbisë.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të grupit C, ku ndodhen edhe Sllovenia dhe Danimarka dhe fillon në ora 21:00.

Pas kësaj ndeshje, Anglia do të ndeshet me Danimarkën me 20.06.2024, ndërsa Serbia kundër Sllovenisë në po të njëjtën ditë.

Anglia konsiderohet një nga kombëtaret favorite për ta fituar kampionatin, ndërsa nuk e ka fituar asnjëherë këtë kompeticion.